Muzika dhe sporti kanë shumë të përbashkëta, sidomos sa i përket argëtimit të publikut. Ka fansa të çmendur pas futbollistëve apo skuadrave të veçanta, sidomos në futboll, sikurse ka fansa po aq të thekur mbas një rryme muzikore apo këngëtari specifik.
Advertisements
Ka disa raste kur futbollistët janë përpjekur të sprovohen dhe në muzikë, qoftë me ndonjë këngë të tyre, qoftë si pjesë e një grupi apo edhe si figurantë klipesh, kryesisht jashtë vendit tonë. Rasti në fjalë, për të cilin po shkruajmë, edhe ana tjetër e medaljes.
Advertisements
Më saktësisht, reperi i njohur kosovar “MC Kresha”, pasi ka prodhuar hite si këngëtar, tani po tenton të jetë i suksesshëm edhe në futboll. Ai njihet si një adhurues i këtij sporti, e ka ushtruar deri diku edhe në fushat e blerta, ndaj mendon se ka ende për të dhënë në këtë drejtim.
Për këtë ka ndjekur 60 orë leksionesh në kurset e organizuara nga Federata Shqiptare e Futbollit, ka dhënë provimin përkatës dhe ka marrë licensën UEFA C për trajner futbolli. Mund të konsiderohet si hapi i parë i kualifikimit në trajning, sepse një diplomë e tillë shërben për të trajnuar vetëm në ekipe amatore, ndërsa nga UEFA A dhe lart, kur t’i marrë ato, mund të bëjë trajnerin edhe në elitën e futbollit.
Me siguri, “MC Kresha” nuk e ka sa për formalitet këtë investim profesional, për të pasur një diplomë të tillë në shtëpi, por synon t’i kryejë edhe shkallët e tjera të kualifikimit pranë FSHF-së dhe t’i përkushtohet si trajner pasionit të djalërisë.
Nëse zëri për të kënduar nuk pyet shumë për moshë, fusha e blertë është tjetër histori, kërkon përgatitje fizike si futbollist. Etapë e tejkaluar kjo për reperin e njohur kosovar, por jo ajo e trajninut, ku sapo ka hedhur hapat e parë. Synimi është për sa më lart…