Më 8 maj ulet avioni i parë në aeroportin e Vlorës

Më 8 maj, në Aeroportin e Vlorës do të kryhet testi i parë i uljes së avionit në pistën prej 3.8 kilometrash.

Advertisements

Zv.kryeministrja Belinda Balluku e dha njoftimin gjatë një takimi mbi ecurinë e projekteve strategjike në fushën e transportit ajror dhe detar në Vlorë.

Advertisements

“Më datë 8 maj, vetëm pas pak ditësh, do kemi testin e parë te uljes në pistën prej 3.2 kilometrash këtu në Vlorë duke i lënë pastaj gjithë kohën disa mujore, por brenda sezonit veror për të nisur operimet zyrtare nga Aeroporti i Vlorës, aeroporti i gjithë shqiptarëve”.

Sipas saj ndërtimi dhe bërja funksionale e Aeroportit të Vlorës do të krijojë 1200 vende punë për të gjithë ata persona, që duan të punojnë dhe kontribuojnë në sektorin e Aviacionit Civil.

“Aeroporti i Vlorës është aeroporti i parë që ka bërë bashkë 3 komponentë. Komponenti i parë është ai aviacionit civil, pra transporti i pasagjerëve, komponenti i dytë është mirëmbajtja e avionit, pra një nënsektor i ri në Shqipërisë, i cili do të sjellë punësimin e qindra djemve dhe vajzave.

Një aeroport me impakt të jashtëzakonshëm pune dhe të ardhurash. Komponenti i tretë do të jetë ai i kargos. Vlora pret në vitin e parë të operimit 3 milionë pasagjerë. Parashikohen 1200 vende pune, një pjesë e të cilëve kanë nisur rekrutimi. Pagat në Aviacionin Civil janë paga shumë të ngjashme me vendet e tjera evropiane. Kapaciteti maksimal është në 4.5 milionë”.

Balluku njoftoi se Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror, IATA i ka vendosur kodin për aeroportet dhe shitjen e biletave aeroportit të Vlorës, VLO.

“IATA (Shoqata Ndërkombëtare e Transportuesit Ajror) ka vlerësuar aplikimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe i ka vendosur kodin për aeroportet dhe shitjen e biletave: VLO”.