Grupet kriminale shqiptare, bashkëpunojnë me njëri-tjetrin dhe këtë e kanë provuar edhe komunikimet që ata kanë pasur në aplikacionin e enkriptuar “Sky Ecc”, të zbardhura nga autoritetet belge të cilat ia kanë dërguar SPAK-ut.
Advertisements
Një bashkëpunim dyshohet se ka pasur edhe mes bandës së Suel Çelës nga Elbasani dhe bandës së “Bajrave” në Shkodër.
Advertisements
Për këtë vlen të theksohet fakti e arrestimit të tre shtetasve nga Elbasani, Endri Çopja, Argel Lulaj dhe Serxho Teta të dyshuar si atentatorët e shpërthimit me tritol ndaj Lulzim Kullës, ngjarje e ndodhur në 13 janar 2018 në qytetin e Shkodrës.
Ky atentat dyshohet se ishte dhe pikënisja e përplasjes së përgjakshme më pas mes Bajrave dhe Licëve.
Endri Çopja konsiderohet si një anëtar i bandës së Suel Çelës, edhe pse duhet theksuar fakti se tre elbasanllinjte u shpallën më pas të pafajshëm nga drejtësia për ngjarjen për të cilën u akuzuan.
Gjithsesi, bashkëpunimi mes Suel Çelës dhe grupit të Bajrave kuptohet dhe nga komunikimet në “Sky Ecc”, të cilat janë pjesë e dosjes së SPAK, në operacionin e ekzekutuar ditët e fundit për goditjen e grupit të tij, edhe pse gjërat siç duket nuk kanë shkuar mirë më vonë.
Më konkretisht, në dosjen e SPAK është një bisedë mes Suel Çelës dhe shkodranit Prekë Kodra, ku e kontraktoi këtë të fundit për të bërë qitjen me snajper në atentatin ndaj Ardian Çapjas më 8 Qershor të vitit 2020.