“Më bezdisën kur po pija cigare”, kërcënoi me thikë fëmijët në park, e pëson keq shqiptari në Itali

Një 39 vjeçar shqiptar ka rënë në praga ngë policia italiane, pasi akuzohet se ka kërcënuar me thikë disa fëmijë në Como pak ditë më parë. Ngjarja ndodhi në një park në Albate, rajoni i Milanos, ndërsa ndaj shqiptarit rëndojnë akza për kanosje dhe armëmbajtje pa leje.

Advertisements

Makina e patrullës u dërgua në parkun publik në ‘Via Canturina’, ku u raportua se një person po kërcënonte një grup fëmijësh ii armatosur me thikë. Kanë qenë fëmijët të cilët kanë treguar ngjarjen dhe pasi kanë mbërritur oficerët, gjetën gjatë kontrollit fizik një thikë rreth 20 cm e gjatë dhe një teh 8 cm.

Advertisements

Pas ndalimit ai dëshmoi se shkoi të fëmijët sepse duke pirë duhan e bezdisnin atë dhe djalin e tij të vogël, që po luante me top në park. Shqiptari u mor nën hetim dhe u la të ndiqet penalisht në gjendje të lirë për kanosje dhe armëmbajtje pa leje.