Arlind Bushati është një nga personat që mbeti i vrarë pasditen e djeshme në një atentat të rëndë në Dobraç të Shkodrës, ku gjithashtu u vranë Hamza Lici dhe humbi jetën një qytetare e rastit.
Advertisements
Por më 10 tetor dyshohet se ndaj Bushatit u ndërmor një atentat që nuk u finalizua. Po ashtu në vitin 2022 një nga bizneset e familjes Bushati ka qenë shënjestër e një shpërthimi me tritol.
Advertisements
Arlind Bushati, djali i ish-kandidatit të PD për Bashkinë e Shkodrës, Xhemal Bushati pak javë më parë denoncoi në Policinë e Shkodrës një kërcënim që i kishte ndodhur në pedonalen e qytetit. 32-vjeçari denoncoi në Polici në datën 10 tetor 2024 se persona të paidentifikuar që qarkullonin me motor i kishin drejtuar armën 32-vjeçarit afër një lokali në pedonalen e Shkodrës, ku ka pasur edhe shumë qytetarë të tjerë në lokal. Arma që i ishte drejtuar të riut nuk kishte arritur të hapte zjarr. Dyshimet ishin se kishim të bënim me një atentat të dështuar.
“Më datë 11.10.2024, në orën 09:30, shtetasi A. B., 32 vjeç, ka kallëzuar se mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:30, persona të paidentifikuar që qarkullonin me një motomjet, i kanë drejtuar një send, në dukje armë zjarri, afër një lokali në pedonalen e Shkodrës”, njoftoi Policia e Shkodrës.
Advertisements
Nuk dihet nëse blutë e Shkodrës kërkuan të marrin në mbrojtje 32-vjeçarin pas denoncimit të këtij të fundit. Në automjetin ku udhëtonin Hamza Lici, 23 vjeç dhe Arlind Bushati, 32 vjeç, grupi hetimor gjeti 3 armë zjarri të llojit pistoletë.
Vëllai i “të fortit” të Shkodrës Ibrahim Lici humbi jetën në vendin e ngjarjes si pasojë e të shtënave. Arlind Bushati u dërgua në spitalin e Shkodrës në gjendje të rëndë, pasi kishte marrë një plumb në kokë. Gjatë të shtënave në drejtim të dy viktimave, automjeti ku ata udhëtonin humb kontrollin dhe për pasojë përplas një motor të rastit ku udhëtonin burrë e grua, Bashkim dhe Flutra Basha. Kjo e fundit nuk i mbijetoi përplasjes, ndërsa bashkëshorti i saj plagoset rëndë.