“Më duhen lekë”/ Bisedat në SkyECC, si Xheçuka i kërkonte Martinajt t’i jepte një emër për ta vrarë në këmbim të parave

by editor

Tori Xheçuka alias Hektor Xheçuka, emër i njohur i botës së krimit, është shpallur në kërkim nga policia për rrëmbimin dhe më pas kërcënimin për dhënie pasurie të një 35-vjeçari në Tiranë. Por, 36-vjeçari, i përfshirë në disa ngjarje kriminale, rezulton i shpallur pas një megaoperacioni policor, me urdhër të SPAK, që u zhvillua në datat 17 dhe 18 maj 2024.

Advertisements

Nga zbërthimi i bisedave në aplikacionin SkyECC ka rezultuar se Tori Xheçuka alias Hektor Xheçuka ka pasur rolin e organizatorit dhe ekzekutorit të atentatit të dështuar ndaj Durim Bamit më 4 nëntor 2020 pranë Urës së Tapizës në Krujë Kruje. Ngjarja ndodhi rreth ores 15:00 ku nga një mjet tip Golf u qëllua në drejtim të Range Rover me targa italiane ku udhëtonte shënjetra e tyre Durim Bami.

Advertisements

Ky i fundi ishte drejtues i automjetit luksoz, ndërsa pasagjer ishte djali i hallës së tij, Ervin Kodra. Durim Bami i shpëtoi të shtënave me arme zjarri, ndërsa i plagosur mbeti kushëriri i tij Ervin Kodra. Atentati i dështuar ndaj Durim Bamit, sipas hetimeve të SPAK, u bë për llogari të bosit të lojërave të fatit, Ervis Martinaj, i cili dyshohet se porositi dhe financoi vrasjen e Durim Bamit si edhe vëllait të tij, Valter Bami, por duke mos e arritur qëllimin.

Të përfshirë gjithashtu ishin emra të tjerë të njohur të botës së krimit, Florenc Kelmendi i cili akuzohet se ka pasur rolin e bashkëekzekutorit, Albert Zaja në rolin e vëzhguesit në zonën Kamëz-Tapizë, si edhe Marklen Haka, në rolin e vëzhguesit në zonën Fushe-Krujës. Nga bisedat në SkyECC janë zbardhur komunikimet mes vrasësit me pagesë Tori Xheçuka dhe biznesmenit të zhdukur, Ervis Marinajt, ku 36-vjeçari i kërkon bosit të lojërave të fatit t’i jepte një emër për ta vrarë në këmbim të parave duke i shkruar “më jep ndonje punë se me duhen lekë sepse kam hall”. Dhe sipas dosjes së SPAK, Ervis Martinaj i kërkoi Hektor Xheçukas eliminimin e vëllezërve Durim e Valter Bami.

Nga dosja hetimore ka rezultuar se për realizimin e planit Erivis Martinaj i ka premtuar Tori Xheçukas dhe Albert Zajës një shumë prej 500 000 mije euro nëse do të arrinin të ekzekutonin të fortin e Niklës dhe vëllain e tij. 36-vjeçari Tori Xheçuka dhe Florenc Kelmendi dyshohet se kanë qenë personat që qëlluar me armë zjarri në drejtim të Range Rover ku udhëtonte Durim Bami dhe kushëriri i tij Ervin Kodra.

Ndaj Tori Xheçuka, lidhur me atentatin e dështuar ndaj Durim Bamit, janë ngritur akuzat për “Vrasje ne rrethana te tjera cilesuese” kunder dy ose me shume personave e kryer ne bashkepunim, mbetur ne tentative, kyer ne forma te vecanta te bashkepunimit, ate te grupit te strukturuar kriminal, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, armeve shperthyese dhe i municionit”, “Grupit te strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale per te kryer vrasje” kryer ne forme te veçante te bashkepunimit, ate te grupit te strukturuar kriminal.

You may also like