Më e fortë se parashikimi, stuhia gjeomagnetike godet Tokën

Stuhia gjeomagnetike e parashikuar për sot më 16 Prill ka goditur fushën magnetike të Tokës një ditë më parë rreth orës 19:30 me orën tonë.

Advertisements

Sipas mediave ndërkombëtare, që i referohen Spaceweather.com, gjatë natës ka qenë me intensitet të ulët G1 dhe G2, ndërsa pritet të jetë më e fortë se parashikimi dhe do të vazhdojë deri më 17 prill.

Advertisements

‘Në realitet, sipas Qendrës gjermane të Helmholtz për Gjeoshkencat (GFZ), klasa G3 tashmë është arritur.

Sipas vlerave të tyre, ka pasur dy kulme të dukshme në intensitet midis orës 19:00 dhe 19:30 dhe midis orës 22:00 dhe 23:00 të 15 prillit.