“Je shumë e mirë, por çlirohu në kërcim”
Advertisements
Mbrëmë performanca e Julianës dhe Dionit nuk shkoi aspak siç duhej. Kërcimi salsa i tyre pati disa probleme gjatë performancës në skenën e “Dancing With The Stars”.Në një moment gjatë kërcimit konkurrentja është përballur me vështirësi në realizimin e kërcimit, gjë që u vu re me detaje nga juria.
Advertisements
“Më erdhi për të qarë që nuk e bëre dot, se unë e pashë gjatë pasdites që po e bëje shumë mirë. Je shumë e mirë, por çlirohu në kërcim”, deklaroi Olta Gixhari.
Edhe vetë Juliana e pranoi se pati vështirësi në një moment, por sërish i kërkoi publikut ta votojnë në VIP5.
Advertisements
Juria e vlerësoi dyshen me 21 pikë në total, ndërsa shifrën më të ulët e dha Ilir Shaqiri.