“Më është bërë diçka që s’duhej”, Gjesti thumbon produksionin e BBVK nga Big Brother VIP Albania

Reperi i njohur Besart Kelmendi, i njohur edhe si Gjesti ka befasuar ndjekësit e tij dhe publikun e përgjithshëm në një lëvizje që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Advertisements

Pas eliminimit të tij nga edicioni tretë i Big Brother VIP Kosova, ai vendosi t’i bashkohej menjëherë formatit të Big Brother VIP Albania, duke lënë pas një valë reagimesh dhe komentesh nga fansat dhe mediat.

Advertisements

Gjesti, i cili është një prej emrave më të njohur në skenën e muzikës rap, u bë pjesë e shtëpisë së Big Brother VIP Albania vetëm një ditë pas largimit të tij nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova.

Ky kalim i tij nga një edicion në tjetrin ngjalli shumë diskutime, veçanërisht për shkak të toneve të forta që reperi përdori gjatë hyrjes së tij, të cilat mund të konsiderohen si një thumb ndaj produksionit të Big Brother VIP Kosova.

Pasi hyri në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, moderatori Ledion Liço e pyeti reperin pejan se çfarë pret nga kjo përvojë. Përgjigja e Gjestit ishte e qartë dhe e drejtpërdrejtë: “Shumë sende ma të forta, se më është bërë diçka që s’është dashtë, kështu që s’ia vlen ta përmend”.

Këto fjalë u interpretuan si një thumb i drejtpërdrejtë ndaj formatit kosovar, duke lënë të kuptohet se ai nuk ishte i kënaqur me mënyrën se si ishte trajtuar gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.

Ky reagim i Gjestit ka nxitur mjaft diskutime online, ku fansat e tij kanë filluar të spekullojnë mbi arsyet që e bënë reperin të ndjehet kështu.

Disa prej tyre mendojnë se ai mund të ketë patur vështirësi të përshtatjes në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, ndërsa të tjerë spekullojnë për mundësinë që Gjesti të mos ishte i kënaqur me trajtimin e tij nga ana e produksionit.