Me “Ferrari”, apartament luksoz e lokale të shtrenjta/ Jeta e Eris Mehmetajt në Dubai

Eris Mehmetaj personi që ra në pranga nga policia e Tiranës lidhur me vrasjen e 58-vjeçarit Renato Hoxhaj pak ditë më parë në Vlorë, duket se bënte një jetë luksoze.

Advertisements

Nga një vëzhgim në rrjetet e tij sociale, Mehmetaj ka publikuar disa fotografi nga Dubai, ku shfaqet edhe me një makinë të shtrenjtë.

Advertisements

Mehmetaj thuhet se ishte mik me Roan Brahimin, një emër i njohur për drejtësinë, i cili një vit më parë u ekzekutua në mes të Athinës. Nga hetimet, ka rezultuar se Mehmetaj i ka siguruar makinën me të cilin lëvizi autori i vrasjes së 58-vjeçarit në Vlorë, të cilës i kishte ndërruar edhe targat.