‘Më humbi babai’! Si e vrau vajza të atin dhe si u zbulua?

by editor

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Durrës. Vajza vret të atin dhe e varros në oborrin e shtëpisë. Viktima është Pëllumb Meta 50-vjeç, vajza Hygerta Meta është arrestuar. Familjarët e kallëzuan të humbur 50-vjeçarin dhe policia pas 10 ditësh kërkime dhe hetime intensive, zbardhi ngjarjen.

Advertisements

Policia gjeti trupin e pajetë të 50-vjeçarit, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri dhe është varrosur brenda rrethimit të banesës nga vajza e tij. Policia ka arrestuar 19-vjeçaren, e dyshuar si autore e vrasjes së babait të saj.

Advertisements

Dinamika

Më datë 13.02.2024, rreth orës 22:30 djali 25 vjeç, banues në fshatin Shënavlash Durrës, ka kallëzuar në Polici se ishte larguar nga banesa, babai i tij, Pëllumb Meta 50 vjeç, banues në Shënavlash, Durrës, dhe se kishin humbur kontaktet me të.

Pas këtij kallëzimi, shërbimet e Policisë kanë nisur menjëherë kërkimet dhe më datë 17.02.2024, bënë të mundur gjetjen e automjetit të parkuar në aksin rrugor Shënavlash-Sektor Rinia.

Si rezultat i hetimeve të thelluara u bë e mundur zbardhja e zhdukjes. Nga provat e siguruara dyshohet se nuk ishte zhdukur, por ishte vrarë në banesë.

Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se autore e vrasjes së 50-vjeçarit është vajza e tij. Ajo ka deklaruar se motivi i vrasjes ka qenë nxitja prej babait, për t’u fejuar pa dëshirën e saj, si dhe konfliktet familjare që kanë patur.

Grupi i posaçëm hetimor po vijon hetimet e thelluara për të identifikuar dhe vënë përpara përgjegjësisë ligjore, shtetas të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

You may also like