‘Më jep 10 mijë euro të qëndrosh aty ku je’! Tjetër skandal te paraburgimi i Vlorës, punonjësja kallëzon zv/drejtorin

by editor

Një skandal rrezikon të përfshijë araburgimin e Vlorës.

Përgjegjësja e çështjeve Shoqërore ka kallëzuar zv/drejtorin e institucionit Gentian Manellari duke u shprehur se ai i ka kërkuar 10.000 euro që të qëndronte në pozicionin që ishte.

Advertisements

Në kallëzimin e saj, Fjona Cenodemaj, është shprehur se në datën 10 të këtij muaji, kanë qenë në një lokal në afërsi të fshatit Nartë ku ka qenë dhe në shoqërinë e farmacistit të institucionit Dritan Fejza dhe në një moment sipas saj i kallëzuari i ka thënë ”më jep mua 10.000 euro që të qëndrosh aty ku je”.

Sipas saj nuk i kishte kushtuar shumë vëmendje kësaj kërkese, por 3 ditë më pas i është komunikuar zbritja në detyrë, nga drejtuese në specialiste, ndërkohë që i është përgjigjur në mbledhjen ku ishte i pranishëm dhe drejtori i Institucionit Edi Leka, se paska qenë e vërtetë kërkesa se duhet të paguante për të qëndruar në vendin e punës.

Advertisements

Ajo është shprehur se ndihet në presion dhe trysni ndërsa ka insistuar që të merren kamerat e lokalit P… që është në afërsi të Nartës si dhe të pyetet dëshmitari i cili është farmacisti i institucionit. Sipas burimeve, farmacisti është marrë në pyetje, por nuk dihet çfarë ka deklaruar.

You may also like