“Më jep alk*ool ose…”/ Flet familjarja e çiftit të dh*nuar në Fier: Autori ishte i dehur! Fqinja: E gjeta 80-vjeçarin të..

by editor

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Fier, ku 47-vjeçari Ilir Nukaj, dhunoi një çift të moshuarish.

Advertisements

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Povelçë, në ambientet e jashtme të dyqanit ushqimor në pronësi të shtetasit Namik Rustemi, ku Nukaj, ka goditur me grushte në pjesën e kokës, shtetasin Namik Rustemi, 80 vjeç dhe bashkëshorten e tij, shtetasen A.R, 77 vjeçe.

Advertisements

Si pasojë e dhunës, 80-vjeçari ka përfunduar në gjendje të rëndë në spital, ku gjendet në intubim.

Për News24, nusja e djalit të çiftit të moshuar, ka deklaruar se çifti nuk kishte asnjë konflikt të mëparshëm me autorin, ndërsa ka shtuar se në momentin e ngjarjes,. 47-vjeçari ka qenë në gjendje të dehur.

Advertisements

“Ishim në punë, Atje na thanë e ka shtypur makina për të mos tronditur. Kur erdhëm morëm vesh të vërtetën.
Vjehrra ishte me të kur ndodhi ngjarja. Konflikte nuk kanë pasur. Autori ka pirë alkool ka qenë i dehur, kështu thonë. Ai njihej si person problematik, por me këta pleq jo”, tha ai

Ndërkohë një nga fqinjët e çiftit ka treguar se fillimisht ka dëgjuar zhurma nga e moshuara që po dhunohej, më pas ka gjetur 80-vjeçarin të shtrirë në tokë.

“Pashë vetëm atë që ishte i shtrirë gjatë e gjera. Dëgjova zhurma nga e moshuara që po dhunohej. Në gjendje më të rëndë ishte 80-vjeçari. Ambulanca dhe policia erdhën menjëherë”, shprehet ajo.

You may also like