Aktori Ermal Mamaqi i është përgjigjur akuzave të Rezart Veleshnjës, i cili më herët është shprehur se regjisori i ka 8.800 euro borxh.
Advertisements
I ftuar në emisionin “Glamour Zone”, përballë moderatores Ester Bylyku, ku ka promovuar filmin e ri “Dy gisht mjaltë 2”, Ermali tha se Veleshnja është paguar 200 euro për një rol në një skenë të shkurtër rreth një orë, teksa shton se janë miq dhe bëjnë shpesh humor.
Advertisements
“Rezartin e kam mik, bëjmë shpesh humor bashkë dhe është e vërtetë që i kam dhënë 200 euro sepse ka pasur një skenë shumë të vogël në film, vetëm një orë punë. Por, çdo marrëveshje që bëjmë ne dhe ekipi im bëhet para se të shkohet në sheshxhirim, me kontratë ndaj dhe kundërshtitë duhen bërë para jo pasi mbarojnë xhirimet”, u shpreh Ermali.
Sipas Ermalit përplasja mes dy aktorëve është sqaruar, ndërsa e ka mohuar t’i ketë ofruar Veleshnjës një shifër të tillë.
“Nëse do kisha bërë gjëra të tilla jeta për mua do ishte shumë e vështirë. Nuk është e vërtetë që t’i kem premtuar këtë shifër”, e mbylli reagimin Ermali.
Rezart Veleshnja pas një roli të vogël që pati në filmin “2 Gisht Mjaltë 1”, bëri një postim në InstaStory, teksa i drejtohej Mamaqit me fjalët:
“Më ke 8800 euro borxh, se 200 m’i dha; 9000 euro ishte roli im. Ermal, të falenderoj!”.
Më vonë, si i ftuar në podcastin “Albanian Youtubers”, Rezart Veleshnja ironizoi producentin Ermal Mamaqi duke thënë:
“Tek Ermali nuk shkoj, se Ermali ka pagesat shumë të larta, dhe më bie të fikët. Është 200 euro për film. Ja 250 kur është ndonjë aktor i madh.”