Ish-opinionistja e Big Brother VIP, Zhaklin Lekatari ka treguar një moment tepër të frikshëm në jetën e saj, kur është sulmuar fizikisht nga një person në zonën e Bllokut në Tiranë.
Advertisements
Advertisements
Ajo thotë se sulmet më të mëdha i ka marrë pas “Big Brother VIP 2”, ku ishte në rolin e opinionistes, ndërsa shprehet se për 5 muaj ka qëndruar e izoluar, pasi e ka pasur tepër të vështirë të bënte nje jetë publike.
Siç shprehet ajo, gjuha e urrejtjes dhe dhunës tashmë nuk ishte më virtuale, por ishte kthyer në sulme të vërteta fizike.
“Për 4-5 muaj kam ndenjur pothuajse e izoluar, nuk kam dalë. Ishte shumë e vështirë të kisha një jetë publike dhe fakti që gjuha e dhunës e urrejtja nuk ishte më virtuale, por u kthye në sulme të vërteta fizike, që më cenuan mendërisht e fizikisht. Cenuan edhe familjen time.
Isha në Bllok, një burrë me ndiqte dhe më ofendonte nga pas dhe më sulmoi. Unë vrapova për t’i shpëtuar sulmit. Fatmirësisht dy taksistë e panë, ndërhynë dhe më shpëtuan. Nuk e denoncova, thjesht u mundova të shpëtoja veten dhe të ikja në shtëpi. Ka qenë periudha post Big Brother”, tha Lekatari në emisionin “Goca dhe Gra”.