Me katër plumba në bark dhe gjoks, kryeministri sllovak është në gjendje kritike për jetën

by editor

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico është në gjendje kritike për jetën pas një atentati me armë zjarri ditën e sotme menjëherë pas mbledhjes së qeverisë pranë Bratislavës.

Advertisements

Fico raportohet se është qëlluar me katër plumba, njëri prej tyre i rrezikon jetën, në pjesën e barkut dhe të gjoksit.

Advertisements

“Sot është bërë tentativa për të vrarë R. Fico. Ai është qëlluar me disa plumba dhe aktualisht ndodhet në rrezik për jetën. Për momentin ai po transportohet me helikopter në Banská Bystrica, pasi rruga për në Bratislavë do të zgjaste shumë. Për shkak të nevojës për operacion urgjent, orët e ardhshme do të jenë vendimtare”, thuhet në një mesazh zyrtar në faqen e kryeministrit në Facebook.

Autori i sulmit me armë zjarri është një 71-vjeçar i cili është arrestuar në vendngjarje, ndërsa motivet nuk dihen ende.

You may also like