“Më ke nxjerrë namin…”, Bora Zemani akuzon publikisht Donaldin

by editor

Donladi i bëri të gjithë të besonin se Bora nuk di të bëjë ski.

Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë padiskutim një ndër çiftet më të dashura të publikut shqiptar, të cilët së fundmi kurorëzuan dashurinë e tyre me një propozim surprizë për martesë që Donladi i bëri moderatores në premierën e filmit “5 Herë Jo”.

Advertisements

Disa ditë më parë, dyshja e njohur udhëtoi drejt Italisë për të shijuar disa pushime dimërore por jo gjithçka shkoi ashtu siç duhet. Përmes disa postimeve të bëra në profilin e saj të Instagramit, Bora tregoi peripecitë e përjetuar derisa arritën në destinacionin e duhur.

Mirëpo, përveç problemeve që hasën gjatë rrugës, Bora në videot saj, ia ka bërë të qartë Donaldit se preferon vetëm vendet me diell dhe jo me borë.

Advertisements

Nga ana tjetër Donaldi ka publikuar disa postime në profilin e tij të Instagramit, përmes të cilave tregonte disa fotografi të përpunuara të Borës, me pretendimin se bënte ski në disa pika të rrezikshme të resortit.

Nisur nga këto foto, shumë ndjekës së dyshes pretenduan se Bora nuk mund të bëjë ski mirëpo kjo nuk është aspak e vërtetë.

Advertisements

Ditën e sotme, moderatorja e njohur ka publikuar një video në Instastory ku shihet duke bërë ski dhe duke iu vërtetuar të gjithëve që në fakt ajo di të bëjë ski por thjesht nuk e pëlqen pasi ka ftohtë.

“Donald Veshaj më ke nxjerrë namin që nuk di fare të bëj ski dhe vi kot në këto vende me borë. Di të bëj, thjesht kam shumë ftohtë”, ka shkruar Bora bashkangjitur postimit të bërë në profilin e saj të Instagramit.

You may also like