“Më kthe borxhin 12 mijë euro”, SPAK pushon padinë e qytetarit ndaj deputetit

by editor

Pushohen hetimet ndaj deputetit Agron Çela.

Advertisements

Sipas burimeve, prokurorja Manjola Kajana administroi kallëzimin e një qytetari i cili denoncoi deputetin Çela, duke thënë se në 2023 deputeti i kishte kërkuar hua 15 mijë euro, por më pas, siç thuhet në fashikujt qytetari sipas denoncimit të tij, kishte administruar vetëm 12 mijë mijë euro hua, 6 i kishte pasur vetë, 6 ia kishte marrë dikujt tjetër.

Advertisements

Këtu kishte nisur debati mes deputetit dhe qytetarit që sipas tij në kallëzimin që ka dorëzuar sipas SPAK Çela nuk i kthente borxhin.Kishte edhe komunikimet në Whatsapp që t’i kthente borxhin. Në këto kushte ai ka shkuar dhe e ka denoncuar në SPAK.

Por pas hetimeve, SPAK konstatoi që nuk ekzistonte vepër penale dhe konflikti ishte shuar sepse Çela bashkë me qytetarin e kishin zgjidhur konfliktin në rrugë civile dhe ia kishte kthyer pas borxhin me kontratë noteriale dhe në këto kushte nuk ekziston në gjykatë.

Advertisements

Nga ana tjetër sipas burimeve kishte shkuar pranë ILDKPKI-së për deklarimin e pasurive nëse deputeti e kishte deklaruar apo jo këtë hua.

Ajo që konstatoi SPAK është fakti që Çela nuk e kishte deklaruar këtë hua të marrë nga njeriu i tij, ka pyetur ILDKPKI nëse ka marrë ndonjë masë administrative për mos deklarim të huas dhe kur konstatoi se nuk kishte kishte doli në përfundimin se nuk ka vepër penale./top channel

You may also like