“Më lodhe trurin, mos më kap ashtu”, sërish sherr mes Eglit dhe Gjestit! Çfarë e nervozoi këngëtarin!

Marrëdhënia mes Gjestit dhe Eglit duket se po përjeton një tjetër krizë në BBVIP4. Pas disa ulje-ngritjeve, dyshja janë përballur sërish me tensione dhe debate.

Advertisements

Këtë herë ka qenë Gjesti, i cili i ka kërkuar Eglit ta lërë të qetë, duke thënë se po bëhet e bezdisshme.

Advertisements

Ndërsa po flinin së bashku, artisti i njohur i ka thënë Eglit se e ka lodhur me të njëjtat pyetje të përsëritura. Në një moment, ai madje i kërkoi të mos e kapte për krahu, duke e bërë të qartë se kjo gjë po e shqetësonte.