Gazetarja Klodiana Lala thotë se në ngjarjen ku humbi jetën 14-vjeçari, Martin Cani te shkolla “Fan Noli” janë përfshirë në konflikt 3 minorenë.
Advertisements
Në studion e “Kjo Javë” me Nisida Tufën në News, ajo u shpreh se ka parë pamjet filmike që disponon policia dhe rezulton se autori i krimit, dhe që mban edhe thikën në dorë është një dhe i vetëm.
Advertisements
Sipas saj, nuk ka autor të dytë të përfshirë në ngjarjen tragjike, por megjithatë Lala thotë se reagimet e policisë dhe ministrit të Brendshëm ndaj mediave, nuk është gjuha që duhet përdorur.
E emocionuar dhe mes lotëve, ajo tregon edhe bisedën prekëse që ka patur me Engjëll Canin, babanë e 14-vjeçarit që u vra me thikë nga bashkëmoshatari, 200 m larg ambienteve të shkollës në kryeqytet.
“Kam parë pamjet, policia ka vendosur të mos i publikojë. Ishte një ngjarje tronditëse, humbi jetën 14-vjeçari Martin Cani, djalë i jashtëzakonshëm, futbollist premtues, njoh familjen e tij.
Kam patur një bisedë me Engjëll Canin, mes lotësh më tha do ma lësh mua të organizoj dasmën e vajzave të tua, se dasmën e Martinit nuk e organizoj dot më.
Nuk dua të lëndoj askënd. Janë dy grupime të miturish, Martini me Luisin dhe një shok tjetër, në anën tjetër autori me një shokune tij. Rezultojnë të përfshirë 3 persona.
I vetmi në ato pamje që shfaqet me thikë në dorë është autori i dyshuar që është në masën arrest me burg. Nuk ka të dytë. Mund të ketë fëmijë që janë shtyrë.
Nuk pajtohem me gjuhën e përdorur nga policia dhe ministri i Brendshëm, por as me gjuhën e mediave. Ajo që unë kam parë në pamje të parë, janë disa persona të përfshirë,
por vetëm një autor të dyshuar deri në këto momente. Mungon akti final i ekspertimit për gjuhët e gjakut në thikë”, tha ajo.