Me lot në sy lë jashtë të bijën 10-vjeçare/ Inisa Agolli rikthehet në Top Channel, si banore e “Big Brother VIP”

Inisa Agolli është rikthyer në “Top Channel”, këtë herë si banorja më e re e “Big Brother VIP”.

Advertisements

Inisa Agolli është rikthyer në “Top Channel”, këtë herë si banorja më e re e “Big Brother VIP”.

Advertisements

Ilnisa Agolli ka lindur në Tiranë, në 9 mars 1987. Librat, letërsia, poezia u kthyen në lajtmotiv të fëmijërisë së saj. Vazhdoi studimet për regjisurë në Akademinë e Arteve dhe një Master Shkencor për letërsi, derisa nisi punën si gazetare. Ka qenë fillimisht në “Televizionin Planet”, ku realizonte dy emisione; “Në kinema” dhe “Perlat e rrjetit”. Më pas, punoi në teatër, si asistente-regjisore dhë më pas nisi punën si gazetare kulture në portalin “Konica”.

Në vitin 2018 nisi punën në Top Channel, me rubrikën “100 fshatrat” në “E Diell”. Më pas, prej 3 vitesh “Fshatrat e Shqipërisë” dhe “Balcan Project” në TCH, programe gjatë realizimit të të cilave udhëtoi në shumë fshatra dhe qytetet kryesore në Ballkan.

Në vitin 2013, Ilnisa u bë nënë. Vajza e saj Anais, aktualisht 10 vjeçe jeton me të, teksa ajo shprehet se është e vetmja gjë që mund ta prekë.

“E vetmja gjë që mund të më preki është Anaisi. Është vajza ime e cila i thash që do më shohësh 24 orë në televizor dhe kështu që jemi afër, por fakto që nuk do ta shoh më tremb dhe më dhemb”, tha ajo.

https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/?utm_source=ig_embed&ig_rid=3f4d1051-811a-48ac-b51c-fa9efd67f83d