E veshur me të zeza, Monika Kryemadhi është paraqitur në ambientet e GJKKO për t’u njohur me vlerësimin e masës së sigurisë.
Advertisements
Shkurt për mediat, Kryemadhi tha se do të shkojë sot në GJKKO për të kuptuar se kush e ka nxjerrë dosjen, që siç thotë ajo është sekret hetimor.
Advertisements
Ajo u shpreh se drejtësia nuk është ajo që kanë kërkuar shqiptarët dhe janë investuar ndërkombëtarët, por është drejtësi e propagandës e Ramës.
“Po shkoj sot për tu paraqitur përballë një sistem drejtësie të kastruar, nëse inteligjencën nuk e kanë të zhvilluar për të kuptuar ca do të thotë fjala kastruar, për tju treguar nga ata kush e ka shpërndarë dosjen në media që kanë nxjerrë sekretin hetimor. Drejtësia e Edi Ramës nuk është drejtësia që kanë kërkuar shqiptarët, nuk është drejtësia e partnerëve tanë, por për të kuptuar se eshtë drejtësia e propagandës së Edi Ramës. Ti shikojmë edhe fytyrat që kanë, a do ta përballojnë dot apo jo”, tha Kryemadhi.
Advertisements