Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme. Monika Kryemadhi u paraqit e vetme në ambientet e SPAK në zbatimit të vendimit të GJKKO-së që ka caktuar ndaj saj masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Deputetja e PL-së shihet teksa mban një pako të madhe në duar teksa futet në godinën e Prokurorisë së Posaçme.
Advertisements
Ish-kryetarja e LSI-së, aktualisht deputete e PL-së, Monika Kryemadhi po hetohet nga SPAK për tre akuza pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish në lidhje me dosjen e CEZ DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA. Po për këtë dosje po hetohet bashkëshorti i saj, Ilir Meta, me të cilin është në proces divorci. Aktualisht Ilir Meta ndodhet në qeli, pasi ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”
Advertisements