Edhe pse vazhdon të jetë në arrati, reperi Stresi është shumë aktiv në Instagramin e tij me postime.
Advertisements
Së fundmi ai ka reaguar lidhur me emisionin e “BBVK” teksa e krahason me një tjetër reality show si “It’s my home’’ dhe shton se këta banorë nuk janë VIP pasi sipas reperit ai nuk njeh asnjë nga ata aty perveç Rezart Veleshnjas, i cili njihet si aktor humori.
Advertisements
“VIP, vetëm 1 deriu më tani, Rezart Veleshnja, më reali nga të gjithë,” shkruan Stresi.
Ndër të tjera ai shton: “Prej 2008 që kam dalë dhe kam shëtitur të gjithë Kosovën e deri në 2024, këta VIP si njoh, po ju a i njihni?”
Advertisements
“Sa për opinionitët e keni dh*, nuk dinë të lidhin dy fjalë. Ky nuk është Big, ky është I’ts my home”, përfundon reperi.
Kujtojmë që vetë Stresi mori pjesë në “Big Brother VIP 1” ku u shpall edhe fitues i atij edicioni
Reperi u arratis pas sulmit në një klub në Pejë të Kosovës, ku një personazh Tik toku i njohur si Medi, emri i plotë i të cilit është Muhamet Iseni, u rrah nga disa të rinj, mori vëmendjen e opinionit publik, medias dhe organeve të drejtësisë në Kosovë pasi në ngjarje u përmend edhe Rigels Rajku, ose siç njihet me emrin e artit, Noizy.
Pas deklaratave të Mediut ai akuzon Stresin, pasi sipas atij ishte reperi që e futi në grackë.
Ndërsa Stresi ishte në arrsati, autoritet e Kosovës kapën Noizyn.
Seanca gjyqësore për Rigels Rajkun u zhvillua më 16 gusht, ndërsa për t’u liruar reperi ofroi garanci pasurore 50 mln lekë të vjetra. Vendimi u mor nga gjykata dhe sipas parashikimeve ligjore, garancia pasurore duhej të depozitohej brenda një afati 5 (pesë) ditor.
Pas pothuaj 10 ditësh në paraburgim, Noizy la qelinë pas vendosjes së garancisë pasurore. Kujtojmë që pas arrestimit të tij në Lezhë, gjykata e la në burg artistin e njohur. Por pas gati 10 ditësh, çështja kaloi në Gjykatën e Durrësit, ku edhe Noizy ia doli që të fitojë lirinë.
Noizy u arrestua në Shëngjin më 7 gusht, pasi u akuzua për plagosje të rëndë në një klub nate në Pejë. Në pranga bashkë me Rigels Rajkun ra edhe miku i tij Bahtjar Bajraktari i njohur si DJ Crax.
Sherri mes pjesëtarëve të grupit OTR dhe personazhit të njohur të “Tik-Tok” Muhamet Iseni, i njohur si Medi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 2 gushtit në klubin e natës “Sancy” në Pejë. Shkak i përleshjes dyshohen videot të “Tik-Tok” të Medit, i cili prej kohësh ofendon reperat Noizy dhe Stresi. Vetë Stresi dhe Noizy kanë deklaruar se nuk kanë lidhje me sherrin dhe nuk kanë ndërhyrë për të rrahur Medin Isenin, me të cilin kishin zënka në rrjetet sociale.
Pasi Noizy u lirua nga prangat vetë reperi Stresi reagoi në rrjetet sociale teksa shfaqi një foto me Rigelsin duke u përqfuar dhe shkruante:
“Happy for u Zin” shkruan Stresi. Ai po ashtu shton se Dj Crax, i cili u arrestua bashkë me Noizyn nuk është liruar pasi është shtetas kosovare dhe për të vendos Gjykata e Pejës. Vetë Stresi dhe Noizy kanë deklaruar më herët se nuk kanë lidhje me sherrin dhe nuk kanë ndërhyrë për të rrahur Medin Isenin, me të cilin kishin zënka në rrjetet sociale. Medi Iseni nga ana tjetër akuzon se “u pre në besë” nga Stresi, i cili dyshohet se e kishte ftuar për ta takuar, por ndërkohë ishte një “kurth”, për ta vendosur në të njëjtin ambient me Noizyn dhe grupin e tij. Reperi i njohur Noizy ka reaguar pas akuzave ndaj tij se ka dhunuar personazhin e “TikTok”, Medi Iseni në një klub nate në Pejë në orët e para të mëngjesit të 2 gushtit.
Noizy, në një postim në rrjetet sociale, ka deklaruar se “nuk preka asnjë person atë natë në Pejë”, duke shtuar se Medi Iseni është dhunuar nga djem që, sipas Noizyt “shumicën nuk i njoh dhe s’ia kam idenë se kush janë”.
“Jam shtangur nga kjo gjë, sepse ndodhi aq shpejt dhe pa pritur, nuk pata shansin të them as një gjysmë fjale. Sapo nisi përleshja, sigurimi me shpejtësi më ka shoqëruar jashtë diskos në makinë dhe kemi ikur, bashkë me 2 shokët e mi që kisha me vete. Prandaj dhe në video nuk dukem unë, sepse nuk kam qenë aty në atë moment”, shkruan reperi.
Ai shtoi se Medi Iseni e kishte sharë, duke shtuar se “këto janë pasojat kur goja s’të ndalet për aud iencë në ‘TikTok’. Mirëpo, nëse do m’u jepte mundësia me kthy prap atë moment, s’do e lejoja asnjë me e prek por do t’i thosha turp të të vijë se je 40 vjeç, baba me fëmijë. Por mësova më mbrapa, se aty në atë dhomë kishte sharë shumë njerëz të tjerë dhe jo veç mua, këto janë pasojat kur goja s’të ndalet për audience në TikTok”, – shkroi reperi.
“Unë nuk preka asnjë person atë natë në Pejë. Në momentin kur ika nga skena dhe sapo kam hyrë në dhomën e ndërrimit dmth., (Backstage) (aty ku ishte personi në fjalë bashkë me 3 shokët e tij) është sulmuar nga plot djem që shumicën nuk i njoh dhe s’ia kam idenë se kush janë. Jam shtang nga kjo gjë se ndodhi aq shpejt dhe papritur dhe nuk pata shansin të them as një gjysmë fjalë. Sapo nisi përleshja, sigurimi me shpejtësi më ka shoqëruar jashtë diskos në makinë dhe kemi ikur, bashkë me 2 shokët e mi që kisha me vete. Prandaj dhe në video nuk dukem unë, sepse unë nuk kam qenë aty në atë moment”, shkroi ai.