Me plis në kokë dhe flamur kuqezi, Nelson Hysa triumfon në Londër, thyen me “KO” boksierin argjentinas

by editor

Nelson Hysa nuk di të ndalet, triumfon sërish në mes të Londrës duke ngjitur lart flamurin kuqezi. Boksieri shqiptar doli fitues në eventin e mbajtur në kryeqytetin anglez.

Advertisements

Hysa u përball me argjentinasin, Ariel Brekamonte, sfidë e vlefshme për peshat e rënda. Shqiptarit i mjaftuar vetëm dy raunde për ta hedhur “KO” kundërshtarin, duke marrë kështu një triumf të rëndësishëm në “York Hall Arena” të Londrës. Me plisin dhe i mbuluar me flamurin shqiptar, Hysa merr kështu një fitore të madhe përballë një kundërshtari jo të lehtë.

Advertisements

Kujtojmë që ky është shqiptari i dytë që triumfon në këtë event, pas Alban Bermetës.

(BalkanWeb)

Advertisements

You may also like