Julian Deda dhe Meriton Mjekiqi janë përfshirë në një debat me njëri-tjetrin në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
Advertisements
Moderatori i tha aktorit se ai e ka ofenduar me fjalë të këqija gjatë gjithë kohës, ndërsa ky i fundit u shpreh “të kam nxjerrë nga vetja dy herë”.
Advertisements
Nuk kaloi shumë kohë dhe Juli filloi që të tallej me Meritonin duke thirrur të dashurën e tij: “O Ilnisa hajde e merre djalin se iku, doli nga vetja”.
Pjesë nga debati:
Juli: Me frena dore
Meritoni: Ti ke dalë nga vetja në momentin që mu ke drejtuar me fjalët më të këqija. Ta kam sjellë qumështin, e ke marrë dhe e ke hedhë
Juli: O Graciano, Meritonin unë e kam nxjerrë nga vetja dy herë
Graciano: Ouuu, kur?!
Juli: Ditën kur erdhe tim më tha “Po më preke edhe një herë ta tregoj unë mes 4 milionë shqiptarëve. I tha Arbëri “çfarë i bën këtij më trego”, e kritikoj me fjalë i tha ky. Meritoni u bë tym
Meritoni: Aktrimin e ke, nota 10-të.
Juli: O Ilnisa hajde e merre çunin se iku, doli nga vetja
Erjola: Mos del edhe sot nga vetja o Meriton
Meritoni: O Jul Deda nuk të ec kjo lojë me mua
Juli: Si është kjo lojë?
Meritoni: Ti je manipulues
Juli: A je ti e vërteta në këtë vend?
Meritoni: Po flas për situata unë. Tregoj realitetin se ti manipulon vajzat