Është mbajtur sot seanca në lidhje me caktimin e masës së sigurisë për Darmen Kelin, i cili vrau pak ditë më parë Amarildo Hoxhallari.
Keli është shfaqur i penduar në gjyq.
Advertisements
Gazetari Igli Çelmeta raporton se aAvokati i tij mbrojtës ka dhënë pretendimet e tij, duke thënë që Keli nuk ka dashur ta vrasë 35-vjeçarin.
Advertisements
Sipas tij, 25-vjeçari ka parë nga banesa e tij që në rrugë Hoxhallari po ngacmonte bashkëjetuesen e tij dhe i ka kërkuar që të mos e ngacmonte se ishte bashkëjetuesja e tij, por sipas të riut Hoxhallari ka vijuar sërish dhe madje e ka ofenduar. Më pas i riu ka shkuar për t’u sqaruar dhe sipas tij Hoxhallari e ka qëlluar i pari me grusht dhe më pas ky i fundit është kundërpërgjigjur duke e qëlluar me thikë.