Julia Iliriani ka rrëfyer historinë shokuese të abuzimit të saj dhe të bijës. Gjatë një bisede me banorët e tjerë në shtëpi, Julia ka treguar se është abuzuar kur ka qenë fëmijë, rreth moshës 5-6 vjeçare.
Advertisements
Megjithëse nuk e kuptonte çfarë ishte, Julia tha se ndjesia ishte sikletosëse dhe nuk mund t’ia tregonte dot askujt. Më tej, Julia tregoi se fati i saj i keq ka ndjekur edhe të bijën, e cila u abuzua seksualisht nga një person i cili supozohej të ishte i afërt me ta gjatë periudhës që jetonin në Amerikë.
Advertisements
E ndalur te përjetimet e saj të atij momenti, Julia tha se “ky ka qenë pikërisht momenti ku asaj i ka rënë qielli mbi kokë”.
Julia: Unë nuk kam qenë ndonjëherë në Polici, por kam denoncuar në Polici një rast abuzimi seksual verbal me minoren. Kur kam qenë e vogël, 5-6-vjeç, sigurisht që nuk e kuptoja se çfarë ishte, por e dija që ishte diçka që më vinte në siklet dhe nuk mund t’ia tregoja dikujt.
Për fatin e keq kjo i ka ndodhur edhe time bije kur ne kemi qenë në Amerikë nga një person i cili ndenji, me demek, afër nesh. Ajo shprehja që ‘të bie qielli mbi kokë’ ka qenë pikërisht në këtë moment dhe pa hezitimin më të vogël unë kam bërë denoncimin.