Vogëlushi Enio Tabaku u vra vetëm pak metra larg shtëpisë, ku një makinë me shpejtësi e përplasi atë ndërsa qëndronte në trotuar. Babai i 8-vjeçarit, Flamur Tabaku i cili organizoi edhe një protestë paqësore këtë të premte për djalin e tij, tregoi për Euronews Albania se si e mori vesh lajmin tragjik se i biri nuk jetonte më.
Advertisements
Ai tha se gjithë këto ditë ka qenë në një ankth të vërtetë, pasi humbja i duket e papërballueshme. Në momentin e parë ai tregon se i ka rënë të fikët kur e ka parë Enion e vogël pa jetë.
Advertisements
“Ankth i vërtetë. Nuk e mbaj dot veten. Të rrisësh fëmijën në këtë moshë e të vij ta shtypi tjetri në derën e shtëpisë tënde. Duhet të vërë dorë shteti te këta. E nisja mëngjes për mëngjes në shkollë. Në drekë e prisja. Ishte ditë e enjte kur ndodhi aksidenti. Ishte Hallouin, më tha do dilte, i thash hë të keqen babi anës xhades heq. E di babi më tha. Ajo buzë xhades ishte fatale. Më thanë Flamur tu vra djali. Më ra të fikët dy herë. Të shikosh fëmijën, s’kishte kokë fare. Më ka rënë të fikët dy herë”,– tha babai i 8-vjeçarit.
Ai shtoi se para 4 vitesh i ka vdekur gruaja, por e mbajti veten, ndërsa këtë herë sipas tij kjo i duket e pamundur.
Advertisements
Flamur Tabaku i bëri thirrje shtetit që të vendos rregulla që raste të tilla të mos përsëriten, ndërsa kërkon që fajtorët për vdekjen e të voglit të tij të marrin dënimin e merituar.
“Duhet të vërë dorë shteti, të marrë masa në maksimum. Unë dua të bëhet drejtësi. Të marri dënimin që meriton. Nëse ai person del, do marrim masa të tjera”,-tha ai.