“Me rrogë nuk bëhet more djalë”/ Moisiu për Metën: Si e bëri pasurinë? Unë jam me një shtëpi që 52 vite…

by editor

Ish-presidenti Alfred Moisiu, ka analizuar sot në “Breaking” në Top News, aktivizimin në politikë të pasardhësit të tij, Ilir Metës.

Advertisements

Sipas Moisiut, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë gabime, ndërsa ngriti dyshime për pasurinë e tij, për të cilën tha se “nuk e bën dot me rrogë”.

Advertisements

“Sa i takon pasardhësit tuaj në detyrë Ilir Metës që për një kohë të gjatë ka qenë figurë dominante në politikë, tani ka probleme me ligjin. Ka impakt Ilir Meta në politikë apo është zbehur?”, pyeti moderatori Xhoi Malësia.

“Ilir Metën e njoh herët, është djalë punëtor, por ka bërë gabime. Ka një pasuri që nuk e di domethënë, edhe unë isha president, unë jam me një shtëpi 52 vjet që në ‘72. Pse nuk doja unë pallate? Me rrogë nuk bëhet more djalë. Unë nuk i blija dot. Unë jam i edukuar, duhet t’i japësh vendit tënd, jo t’i marrësh. Kështu jam përpjekur t’i edukoj edhe fëmijët e mi”, tha ish-presidenti Moisiu.

You may also like