Këngëtarja Baby G ka treguar se nuk është puthur me aktorin Albano Bogdo në “Fermavip”.
Advertisements
Gjatë një bisede me Çiljeta Xhilagën, ajo u shpreh se në videon e transmetuar mes tyre nuk ka ndodhur një puthje, teksa shtoi se Albano e ka pyetur atë nëse ka dëshirë që të bëhet femra e tij.
Advertisements
Këngëtarja tregoi se i ka thënë aktorit “do të flasim jashtë”, sepse nuk e dinte nëse ai e kishte seriozisht apo jo.
Nga ana tjetër Çiljeta e pyeti Baby G, nëse do të lidhej me Albanon nëse ai do ta kishte seriozisht, megjithëse këngëtarja tha që ka marrë pjesë në spektakël për të luajtur dhe jo për tu fejuar apo për tu martuar.
Biseda:
Çiljeta: Ta ka thënë në një farë mënyre se të ka qef. Ndoshta nuk ka gjetur mënyrën në fillim që të ta thotë se i ka ardhur zor.
Baby G: Atje duket sikur jemi puthur, por nuk jemi puthur. Edhe atje më ka pyetur ‘a do të jesh femra ime’? Për këtë unë jam ulur dhe i kam thënë ‘jo’. Nuk dija se çfarë ti thoja. Normalisht që do ti thoja do flasim kur të jemi jashtë. A e ke seriozisht? Nuk e di a e ka seriozisht apo jo. Çfarë është gjithë kjo konfidencë?
Çiljeta: Ti nuk ke dashur që të ndihet keq
Babay G: Nuk e di a e ka seriozisht apo jo
Çiljeta: E zëmë se e ka seriozisht
Baby G: Si seriozisht? Unë nuk mundem që ta marr seriozisht se jemi në një lojë. Unë nuk e kam në plan që të fejohem dhe as të martohem
Çiljeta: A ja the këtë?
Baby G: I kam thënë që kam planet e mia