“Më the do ta mbash mend”, Veliaj përplaset me prokurorin Olsi Dado: Ke marrë leje ndërtimi nga unë! Ke dy rrugë..

Zbardhen detaje nga seanca me dyer të mbyllura për vleresimin e masës se sigurisë ndaj Erion Veliajt.

Advertisements

Kryebashkiaku i Tiranës i është drejtuar prokurorit Ols Dado duke i thënë se është në konflikt interesi.

Advertisements

“Ti je në konflikt interesi, e ke personale me mua. Më je paraqitur dhe ke perfituar leje ndërtimi, ke marrë leje ndërtimi nga ana ime. Pasi ke mbetur i pakënaqur më ke thënë “do ta mbash mend”. Ke dy rrugë, ose të largohesh nga kjo çështje, ose të rreshtohesh me ndërtuesit e tjerë këtu”.

Gjatë momentit që Veliaj ka mbajtur fjalën gjyqtari i Erjon Bani i ka tërhequr vëmendjen kryebashkiakut për tonin e zërit dhe ruajtjen e solemnitetit para gjykatës.