Është publikuar momenti i arrestimit ku autori i dyshuar Ilir Koçilja qëlloi për vdekje me thikë në zemër shtetasin Halil Koka.
Advertisements
Ngjarja e rëndë në Durrës u rregjistuar mesditën e sotme në lagjen nr.4.
Advertisements
“Shërbimet e DVP Durrës, pas identifikimit të autorit të ngjarjes së ndodhur mesditën e sotme, në lagjen nr. 4, ku u godit me mjet prerës (thikë), shtetasi H. K., 46 vjeç, i cili si pasojë, humbi jetën gjatë transportimit në spital, vijuan kontrollet intensive në zonë, për lokalizimin dhe kapjen e autorit. Si rezultat i kontrolleve, në lagjen nr. 11, Durrës, u kap nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe u vu në pranga autori i dyshuar, shtetasi I. K., 35 vjeç, i cili dyshohet se vuan nga sëmundje mendore”, njofton policia.
Gjatë kontrollit fizik, 35-vjeçarit iu gjet edhe thika me të cilin dyshohet se kreu vrasjen.
Në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.