“Më tradhtonte me shokun tim, mu desh te…”/ Ky është shqiptari që vrau gruan në Greqi Video)

Personi që shihni në foto është 39-vjeçari shqiptar që vrau gruan e tij me çekiç dhe trupin e pajetë e mbajti të fshehur për një javë në papafingon e banesës ku jetonin në Athinë.

Advertisements

Ai ka deklaruar se krimin e ka kryer për arsye xhelozie, duke pretenduar se gruaja e tradhtonte me një person nga rrethi i tij shoqëror.
Ai e kreu krimin rreth një javë më parë, por vetëm sot ka njoftuar vetë policinë dhe ka dëshmuar atë që ka bërë.

Advertisements

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka konstatuar erën e rëndë brenda banesës. Ndërsa në papafingo ka gjetur trupin e pajetë të gruas mbyllur në qese të zeza.

Autori dhe viktima ishin prindër të dy fëmijëve të mitur, të cilët nuk kanë kuptuar asgjë nga ngjarja.