Monika Kryemadhi ka shpërndarë në “Facebook” një postim të ish-deputetes së LSI-së, Miranda Rira, ku kjo e fundit shpreh mbështetje për Ilir Metën, kryetarin e Partisë së Lirisë dhe ish-bashkëshortin e Kryemadhit.
Advertisements
“Unë nuk i braktis kurrë njerëzit, sidomos kur ata janë në momentin më të vështirë të jetës së tyre. (…) Me ty Ilir Meta, në çdo hap dhe në çdo sfidë,” shkruan Rira në mesazhin e saj, të cilin Kryemadhi e ka pëlqyer dhe shpërndarë, duke dhënë një sinjal se qëndrimi i saj ndaj Metës mbetet i pandryshuar, pavarësisht ndarjes së tyre
Advertisements
Ndërkohë, më 11 prill në orën 10:30 pritet të zhvillohet seanca e radhës në Gjykatën Civile për divorcin e çiftit. Meta kërkoi zyrtarisht ndarjen më 20 qershor 2024, duke përmendur si arsye mosmarrëveshjet në çift, përfshirë edhe përplasjet mbi zhvillimet politike.
Kërkesa për divorc erdhi në një kohë kur Prokuroria e Posaçme (SPAK) nisi një hetim pasuror ndaj Metës dhe Kryemadhit, duke çuar në firmosjen e një urdhër-arresti për Metën në tetor. Të dy po hetohen për pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurie, në lidhje me çështjen CEZ-DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA.
Kjo mbështetje publike nga Kryemadhi ndaj Metës ngre pikëpyetje mbi raportin e tyre pas ndarjes, sidomos në një moment kritik ku të dy ndodhen nën hetim nga SPAK.