Edhe pse larg partnerëve të tyre, gratë dhe vajzat e burgut të Pojskës në Pogradec shfrytëzuan rastin për të festuar në një atmosferë plot energji dhe shpresë.
Advertisements
Festa u mundësua nga një ish-e dënuar, e cila organizoi një DJ dhe një koktej për të burgosurat, duke krijuar një moment gëzimi në mes të rutinës së përditshme.
Advertisements
Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Pojskë theksoi rëndësinë e dashurisë dhe shpresës, duke përmendur se aktivitete të tjera argëtuese do të vazhdojnë për të mbështetur gratë e dënuara në rrugëtimin e tyre drejt një të ardhmeje më të mirë.
Gjithashtu, organizata humanitare CFN dhuroi pako për të burgosurat, duke e bërë këtë festë edhe më kuptimplotë.