“Më vjen turp që dal unë nga burgu dhe rrini ju”/ Fjalët që Safet Bajri i tha Saimir Tahirit

by editor

Gjykata vendosi sot lirimin nga burgu të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe pjesën e mbetur prej 1 viti e 8 muaj e 15 ditë do ta kryejë në shtëpi.

Advertisements

Avokati i tij, Maks Haxhia, në një prononcim për mediat, zbuloi se një person me precedent të theksuar kriminal, në momentin kur kishte dalë nga burgu, i kishte shprehur keqardhje Saimir Tahirit që vuante ende dënimin.

Advertisements

“Më vjen turp që dal unë nga burgu dhe rrini ju”, ishin fjalët, sipas avokatit Maks Haxhia, me të cilat ai i ishte drejtuar Saimir Tahirit.

Gazetarja Klodiana Lala tha se bëhet fjalë për Safet Bajrin, person i lakuar në trafik droge, me të cilin thuhet se ish-ministri ka ndarë qelinë.

Safet Bajri, i akuzuar si një prej krerëve të grupeve kriminale në Shkodër është liruar me kusht nga burgu i Fierit në fund të muajit prill.

“Safet Bajri, person me rrezikshmëri, që ishte në një qeli me Tahirin tha; Mua po më vjen keq që po iki në shtëpi dhe ish-ministri i Brendshëm qëndron në burg. Duhet të kem një indice që është vendim politik. Bosët e krimit, apo politikë dhe ish-zyrtarë se kryejnë deri në fund dënimin e tyre.

Dikur një bos krimi, ka qenë zoti Haxhia avokat i çështjes, u lirua se kishte probleme me gjurin. Dhe u lirua nga burgu se dhimbja e gjurit ia pamundësonte qëndrimin në burg. Mund të ketë diçka mbrapa, por a ka një pakt? Nuk mund ta them. Duhet të kem fakte”, pohoi gazetarja.

You may also like