Megaoperacion në gjithë vendin kundër emigrantëve të paligjshëm, në pranga dhe pronarë hotelesh

by editor

Një operacion i gjerë në shumë qytete është zhvilluar së fundmi nga Policia e Shtetit, ku burime konfirmojnë se janë rreth 19 urdhër arreste të lëshuara nga Prokuroria. Operacioni në fjalë ka të bëjë në goditjen në fushën e trafikimit të paligjshëm të emigrantëve që hynin nga pikat kufitare kryesisht të Greqisë.

Advertisements

Deri në këto komente janë ekzekutuar mbi 15 urdhër arreste. Të njëjtat burime thonë se hetimi ka nisur nga policia e Kavajës pas një vjedhje në një market pak kohë më parë. Rezultoi se personat në fjalë ishin emigrantë të paligjshëm ndërsa janë vënë në përgjim duke çuar edhe në zbulimin e rrjetit të trafikantëve.

Advertisements

Nga ky hetim të arrestuar ka në Kavajë, Lezhë, Lushnje, Tiranë, Sarandë si dhe në Durrës. Në Tiranë mësohet se është arrestuar një pronar hoteli, ku dyshohet se i përdorte ambientet për të strehuar emigrantët e paligjshëm. Po ashtu në Tiranë janë arrestuar edhe 3 klandestinë por edhe një person nga Kavaja.

Dje në zonën e Sarandës janë arrestuar një çift bashkëshortësh, pronar të një hoteli. Në Kavajë janë arrestuar mbi 4 persona. Operacioni që ka nisur nga Komisariati i Kavajës në bashkëpunim me Prokurorinë dhe drejtorinë e Policisë së Durrësit është në vijim dhe priten detaje të reja.

Advertisements

You may also like