“MEK duhet të largohet”/ Eksperti i kriminalistikës bën paralajmërimin e fortë: Janë “barrë” për Shqipërinë, duhet…

by editor

Policia e Shtetit “zbarkoi” këtë te enjte sërish në kampin e Muxhahedinëve në Manëz të Durrësit. Autoritetet nisën aplikimin e kontrolleve të kujdesshme për automjetet dhe personat që hynin dhe dilnin nga kampi.

Advertisements

Eksperti i kriminalistikës, Dritan Rexhepi, rikthimin e policisë e quajti veprim normal. Në lidhje me kontrollet e shpeshta në kamp, ai theksoi se logjika të çon se kjo bëhen për dy arsye.

Advertisements

“Rikthimi i policisë është brenda normalitetit. I kam quajtur korrekte veprimet e policisë, flasim për operacionin e mëparshëm. Dy lloje pistash mund të ngresh. Për t;i treguar vendin atyre që ne jemi të zotët e shtëpisë dhe nuk mund të krijoni enklava në Shqipëri, që këtu mbaron e drejta juaj. E dyta është masa sigurie ndaj tyre”, tha ai.

Gjatë intervistës në “Tirana Live” , Rexhepi u shpreh se muxhahedinët e shkelën kodin e mikpritjes. Ai nuk e përjashton faktin se nuk do jetë e largët dita kur MEK mund të largohet nga Shqipëria.

Advertisements

You may also like