Melinda Ademi “sulmon” hapur Dafina Zeqirin?!

by editor

Ndërkohë që vijon të “lëshojë” statuse lidhur me Sarën dhe Ledrin, duket se sot Dafina Zeqiri ka marrë një “sulm” të hapur nga Melinda Ademi.

Dafina Zeqiri është bërë disa herë pjesë e “sherreve” virtuale dhe duket së më i fundit është me Melinda Ademin.Ndërkohë që vijon të “lëshojë” statuse lidhur me Sarën dhe Ledrin, duket se sot këngëtarja ka marrë një “sulm” të hapur nga Melinda Ademi.

Advertisements

Ka qënë fillimisht një status i Dafinës, në “Threads”, ku këngëtarja shkruan se ndihet tepër krenare që përqindja më e madhe e publikut të pranishëm në koncertet e saj janë femra.

“Gratë që mbështesin dhe duan njëra-tjetrën është një superfuqi”, shkruan Zeqiri.

Advertisements

Por duket se Melinda nuk ka rënë aspak dakord me deklaratën e saj, duke bërë që të reagojë në profilin e saj të “Threads”, duke shkruar: “Ti vetëm feministe nuk je”, koment të cilin e ka shoqëruar me ikonën e kllounit.Nuk është ende e qartë nëse ky reagim i Melindës lidhet me dramën e krijuar mes Ledrit, Sarës dhe Dafinës. Deri tani ende nuk kemi një reagim nga ana e Dafinës.

Kujtojmë që Sara, në një intervistë dhënë së fundmi sqaroi njëherë e mirë se nuk ishte aspak në dijeni se pse Dafina ishte mërzitur aq shumë, mirëpo Dafina reagoi ashpër pas kësaj deklarate, duke i thënë që të kujdeset për burrin dhe fëmijën e saj.

Advertisements

You may also like