Babai i 25-vjeçarit Klement Beqaj, që plagosi me armë Gledian Hoxhallarin, bashkëshortin e bashkëjetueses së tij, tha se Melisa ka qenë e martuar kur u lidh me djalin e tij.
Advertisements
Në emisionin Me zemër të hapur në News 24 të moderatores Evis Ahmeti, ai u shpreh se kohët e fundit e ka marrë vesh se Melisa ishte e martuar. Ai tha se fillimisht nuk ka qenë dakord me lidhjen. Babai i autorit shton se më tej ka takuar prindërit e Melisa Belulit. Ai i bën thirrje të birit që të dorëzohet.
Advertisements
“Mund të kishin 6 muaj 1 vit që ishin të lidhur. Kohët e fundit e kam marrë vesh që ajo ishte e martuar.
Jetonte bashkë me Melisën. Më vjen shumë keq për ngjarjen. Nuk e kam idenë se ku ndodhen.
Mesazhi për djalin tim është që të kthehet sa më shpejt. Në fillim nuk isha dakord për lidhjen e tyre, por pastaj fola me prindërit e saj. Ka qenë e martuar Melisa kur Klementi u lidh me të”, tha babai i autorit.