Meri Shehu konfirmon pjesëmarrjen në BBV: Do të jem pjesë e një programi

by editor

Emri i saj përflitej prej kohësh, por tashmë duket e konfirmuar. Astrologia Meri Shehu do të jetë një prej konkurenteve të spektaklit “Big Brother Vip Albania 3″, i cili do të nisë rrugëtimin këtë të shtunë, më 13 Janar.

Në fund të emisionit të sotëm, moderatorja Rudina Magjistari bëri me dije për ndjekësit e saj se duke filluar nga java e ardhshme, astrologia do të mungojë në rubrikën e saj të të hënave në “Rudina”, ku jep parashikimin e horoskopit javor.

Rudina tha se Meri Shehu do të mungojë për shkak të angazhimit në një rrugëtim të ri televiziv, pa dhënë më shumë detaje, por konfirmoi se do të rikthehet sërish në program. Siç duket, ky rrugëtim i ri televiziv për Meri Shehun do të jetë në “Big Brother Vip Albania 3”.

Rudina Magjistari: Ne duhet të lajmërojmë teleshikuesit që Merin s’do ta kemi javën tjetër në program sepse Meri do të…

Meri Shehu: Do të jetë pjesë e një programi

Advertisements

You may also like