Java e dytë e shtatorit nuk do të jetë shumë e lehtë për shenjat. Në parashikimin për shenjat si çdo të hënë në “Rudina” në, astrologia Meri Shehu këshillon që të tregohet kujdes përgjatë mesit të javës. Shenjat më të ndikuara do të jenë ato të ndryshueshmet ndaj kjo do të ndikojë edhe në pjesën tjetër të ciklit zodiak.
Advertisements
Kujdes të veçantë duhet të tregojnë të lindurit në 10-ditëshin e tretë të shenjës së tyre. 5 yjet këtë herë nuk i takuan Virgjëreshës që po feston sezonin e saj por një tjetër shenje.
Advertisements
Meri Shehu: Kjo është një javë që Mërkuri sapo është futur në Virgjëreshë , kështu kjo shenjë do të japë tonalitetin. Përballë kanë Peshqit, Binjakët dhe Shigjetarët që do të futen shumë në komunikim, por Ky komunikim ndonjëherë do t’i vështirësojë në karrierë, familje, çështje erotike kështu që këto 4 shenja do të japin tonalitetin.
Në mesjavë dielli në Virgjëreshë do të bëjë një katërkëndësh me Jupiterin në Binjak dhe këto 4 shenja, sidomos të lindurit në 10-ditëshin e tretë, do të kenë përballje me shëndetin, ligjin ose çështje të papritura.
Advertisements
Dashi – 3 yje
Ka një moment të vështirë dhe të bukur sepse fillojnë punët. Në mesjavë duhet të kenë kujdes nga një ndërprerje pune, çështje ligjore që e kthen mbrapsht ose nga një keqkuptim i madh. Duhet të kenë shumë kujdes në familje. Marrëdhëniet familjare riskojnë shumë për ta sepse është Marsi në Gaforre dhe shumë Dashë duhet të kenë jashtë mase vëmendje, plus edhe këto aksidentalet në shtëpi, mënyra sesi veprojnë me nxitim duhet t’i marrin me qetësi sepse tensionohen me të afërmit.
Demi – 1 yll
Janë një moment që erotikisht nuk është i keq. Mesjava ka një përmbysje të madhe në projektet e tyre. Një keqkuptim, thashethem, dalje nga shinat, problem, lajm jo i mirë i përmbys përsëri të dhënat e mira erotike. Nga java tjetër do të shohim sesi mund të normalizojnë marrëdhëniet. Kujdes edhe në çështjet ekonomike sepse kanë keqkuptime.
Binjakët – 4 yje
Mërkuri, planeti i tyre hyn në Virgjëreshë dhe marrin hov në projektet e bizneset familjare. Binjakët e lindur në 10-ditëshin e tretë duhet të kenë kujdes nga vetvetja, ligji, projekte ekonomike të vështira, shpenzime të mëdha. Këtu përfshihen edhe ata të 10-ditëshit të parë, por 10-ditëshi i tretë mund të ketë një shkarje e rënie të papritur në gjëra që ndoshta nuk e prisnin.
Gaforrja – 2 yje
Marsi në shenjën e tyre tregon që lufta vazhdon ndaj do të shpenzojnë shumë energji në këtë periudhë për të arritur situatat dhe bisedat e tyre. Komunikimi do të jetë i mirë, por një plan projekt i rëndësishëm prishet në mesjavë. Duhet të kenë kujdes nga mënyra se me kë bashkëpunojnë, projektet, udhëtimet, kontrata, do të ketë ndonjë pengesë ligjore dhe duhet ta kenë shumë parasysh.
Luani – 1 yll
Do të merren shumë me çështjet ekonomike, por mesi i javës do të jetë katastrofë sa u përket vendimmarrjeve ekonomike dhe projekteve që u kanë premtuar, ikin ose del një njeri kundër që ka potencë ligjore, shtetërore ose punët që kanë të bëjnë me shtetin, i marrin si me vështirësi. Dashuria do të kompletohet më vonë.
Virgjëresha – 4 yje
Mërkuri është futur sot në shenjën e tyre, të paktën do të komunikojnë, do të kenë relacione, takime, lajme, humor e të gjitha. 10-ditëshi i tretë i tyre nuk është shumë i favorizuar për mesjavën sepse ka një përballje të diellit në Virgjëreshë me Diellin në Binjak dhe fati sikur nuk i sjell gjërat ashtu siç duhet. Do të ndihen të këputur, sikur gjërat nuk i ndiejnë me pozitivitet, sikur nuk kanë hov ose ta marrin pengesën me dëshirë.
Peshorja – 4 yje
Vazhdon Afërdita në shenjën e tyre, është shumë e bukur deri në fund të muajit. Mund të pretendojnë dashuri, komunikime, takime, kontakte, art, luks, premierë por edhe zgjidhjen e ndonjë çështjeje familjare, megjithëse tonaliteti nuk është diplomatik në këtë rast sepse Marsi në Gaforre nuk u lejon Peshoreve komoditetin që të jenë siç duan. Diku sfumohen ose kanë antagonizëm nga njerëz të afërt.
Akrepi – 3 yje
Mërkuri në Virgjëreshë është shumë bashkëpunues. Akrepi zakonisht bashkëpunon mirë me Virgjëreshën dhe në përgjithësi miqësitë e bashkëpunimet më të mëdha i kanë me to. Në mesjavë nuk do të ndihen shumë komodë, do të kapërcejnë një pengesë ekonomike, shpirtërore ose pasiguri. Shumë Akrepë që ndihen të pasigurt të presin për të marrë vendime të mëdha ose ta kalojnë edhe këtë humnerë, sidomos të lindurit në 10-ditëshin e tretë.
Shigjetari – 2 yje
Mërkuri përballë në Virgjëreshë, në kuadrat tregon që do të ngrihen në punë, do të bëjnë komunikimet e duhura por do të kenë një shkëputje këtë mesjavë dhe të pretendojnë për diçka të re nga fundi i javës e tutje. Nëse kanë filluar diçka ose kanë një projekt, do të hasin pengesa në mesjavë e më pas do të flasin në fundjavë dhe javën tjetër që të ringrihen.
Bricjapi – 3 yje
Kontakte me jashtë, bashkëpunime, shkollime, udhëtime që do të shkojnë shumë mirë por kujdes në dypunësime ose me shëndetin sepse kanë një pasiguri ose duke u lodhur shumë nuk do të bëjnë asgjë konkrete, nuk do të marrin asnjë përgjigje konkrete gjatë mesit të javës.
Ujori – 5 yje
Afërdita në Peshore, Marsi në Gaforre u jep tonalitet në përditshmëri, zjarr dhe arrijnë të ringrihen. Në mes të javës kujdes me investime të ndryshme, sferën e punës ose erotike. Në fundjavë, fillon përsëri shkëlqimi.
Peshqit – 1 yll
Kanë Mërkurin përballë shenjës së tyre, Saturnin në shenjën e tyre, dielli në Virgjëreshë me Saturnin në Peshk kishte një përballje të fuqishme ditën e djeshme dhe atmosfera e vështirë ka kaluar edhe sot. Mesi i javës nuk i lejon të ngrihen në karrierë, të kenë një mundësi të mirë ose marrëdhënie të mira me eprorët apo njerëz të ligjit ndaj është pak konfuz. Nga fundi i javës mund të nivelohet.