Meriton Mjekiqi ndahet nga modelja, vizitat në Tiranë për një tjetër vajzë! Lidhja e shkurtër me Iren dhe raporti i dështuar me Ilnisën

Ndryshimet e shpeshta në jetën private i kanë dhënë edhe nofkën “playboy” moderatorit kosovar, Meriton Mjekiqi. Pas asaj që dukej si dashuri e vërtetë me Ilnisën, ai menjëherë u hodh në krahët e një tjetër femre.

Advertisements

Meriton Mjekiqi në një intervistë është pyetur edhe për romancën e re që përflitet se e ka nisur me një modele. “Romancë e re me modelen Iren?”, u pyet moderatori, ndërsa tha: “Çfarë të them, të ruaj diçka për vete gjykojeni vetë se kush është e vërteta. Gjërat që mbesin kujtim janë të rëndësishme.”

Advertisements

Por vetëm pak javë pasi konfirmoi këtë raport duket se gjithçka është mbyllur dhe historia mes reperit kosovar dhe Iren tashmë i përket të shkuarës. Nga ana tjetër moderatori është parë të vijë shpesh në Tiranë kohët e fundit, çfarë edhe na lë të aludojmë se, në fakt, një tjetër histori dashurie ka nisur, këtë herë në Tiranë. Tashmë, ardhjet e tij në kryeqytet nuk janë më për Ilnisën, ndaj veç punëve që mund të ketë, çështjet e zemrës mund ta sjellin Meritonin në Tiranë.

Që pas ndarjes nga Ilnisa, Meritoni duket se s’po gjen qetësi me historitë e dashurisë. Vetëm pak kohë më parë, ai konfirmoi mbarimin e lidhjes me gazetaren. Në një intervistë të dhënë së fundmi Meritoni u shpreh se aludimet janë 100% të vërteta. Ndërkohë theksoi se arsyet e ndarjes mbeten private.

“Unë kam qenë brenda asaj shtëpie, kam vepruar në mënyrën që unë jam ndjerë. Ka qenë shumë e bukur dhe realisht nuk do ndërroja as pikë dhe as presje. Si është pritur nga publiku është e tyre ca të tjerë e kanë mirëpritur shumë mirë, ca të tjerë jo. Gjithçka ka qenë reale, kështu ka shkruar, kështu ka rrjedhë e kështu ka qenë. Aludimet janë 100% të vërteta, arsyet e ndarjes janë private, i uroj më të mirat Ilnisës, suksese, shëndet”, tha Meritoni për ‘Prive’.

Më tej ai shtoi se pavarësisht të gjithave Ilnisa është një grua dhe nënë e mrekullueshme.

“Është grua e mrekullueshme, nënë e jashtëzakonshme, profesioniste në punën e saj. Hapi për me u nda, pak ka rëndësi. Nuk ka shumë rëndësi, sa ka rëndësi që të jetë mirë dhe në jetën në vazhdim. Janë gjëra shumë private”, nënvizoi ai.

Edhe Ilnisa ka prekur në mënyrë të tërthortë këtë ndarje. Ilnisa Agolli, foli edhe rreth humbjeve, dështimeve e sfidave. Nuk mbeti pa u përmendur edhe jeta sentimentale, ndarja e saj, dhe si e sheh dashurinë.

“Çdo ditë flas për dashurinë, sepse ne çdo ditë dashurojmë. Por një natë mendova me veten, ‘mua do të më pyesin një ditë për dashurinë, por ç’do të them’, thash se dashuria është si një fitim dhe humbje. Fiton ndjenjën, humb mprehtësinë”, tha Ilnisa Agolli për emisionin “Weekend”.

/Gazeta Panorama