Merr flakë apartamenti në kryeqytet, detajet e para!

Një apartament në Shkozë, është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm. Siç raportohet banesa e cila u përfshi nga flakët ndodhet në katin e tretë të ndërtesës.

Advertisements

Fatmirësisht, nuk ka raporte për persona të lënduar. Ndërkohë dy shërbime zjarrfikëse që ndodheshin në vendngjarje arritën të neutralizojnë flakët dhe të sigurojnë zonën.

Advertisements

Gjithashtu hetimet për shkakun e zjarrit vazhdojnë.

“Me datë 06.04.2025, rreth orës 09:45, ka rënë zjarr në katin e tretë të një banese në Shkozë. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Shërbimet e Policisë bënë evakuimin e banorëve dhe sëbashku me grupin hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.

Rreth orës 03:25, dyshohet se si pasojë një difekti teknik ka rënë zjarr në lokalin në pronësi të shtetasit E. A. Si pasojë lokali është djegur plotësisht. Punohet për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit”, njofton policia.

Kujtojmë se pak ditë më parë, në zonë ne Astirit një pallat u përfshi nga flakët, që u shkaktuan nga kabina elektrike. Fatmirësisht nuk pati të lënduar, por disa banorë mbetën të bllokuar për disa minuta pasi tymi bllokoi daljen.