Komisariati i Policisë së Shijakut është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të shtune.
Advertisements
Raportohet se zjarri ka nisur në katin e dytë të godinës, i cili siç duket edhe nga pamjet është nën pushtetin e flakëve.
Advertisements
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po ndërhyjnë për të lokalizuar flakët.
Është e paqartë sesi ka nisur zjarri në brendësi të Komisariatit dhe policia po punon për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarjeje.