Merr fund arratia, arrestohet nga policia personazh i njohur i botës së krimit që kishte kryer tre vrasje dhe ishte…

by editor

Elidon Kotorri, një personazh i njohur i botës së krimit, është arrestuar në Tiranë këtë fundjavë. Ai ka rënë në pranga për kundërshtim të punonjësve të policisë. Kotorri kishte pasur një konflikt me një person tjetër dhe në momentin që efektivët kanë mbërritur në vendngjarje për ta shoqëruar në komisariat ai i ka kundërshtuar. Ju rikujtojmë se Kotorri është një person me precedent të theksuar kriminal, pasi ai u dënua me 25 vite heqje lirie për vrasjen e trefishtë në Urën Vasil Shanto në vitin 2000.

Advertisements

Kush është Elidon Kotorri?

Advertisements

49 vjeçari Kotorri, është një personazh jo pak i njohur në botën e krimit. Në vitin 2000 ai u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e trefishtë të Andi Hasanit, Sokol Alushit dhe Gazmend Zenelit. Por, ai sot është i lirë pasi çështja ndaj ti u rihap në 2015-ën nga një vendim i Gjykatës së Strasburgut. Kjo e fundit gjeti shkelje në proces duke e rikthyer për gjykim. Shkalla e parë në Tiranë pranoi gjykimin e shkurtuar dhe e dënoi me 25 vite, nga të cilat Kotorri ka kryer rreth 20, ndërsa ka përfituar edhe ulje. Nga hetimet rezultoi se Kotorri e kreu vrasjen për hakmarrje, pasi Andi Hasani në vitin 1998 kishte vrarë mikun e tij Elton Zajmi. Ndërkohë, Kotorri ka qenë në hetim në gjendje të lirë nga Policia e Tiranës në janar 2023 në kuadër të aksioni për heqjen e kamerave të sigurisë të vendosura në kundërshtim me ligjin që u shtri në disa qytete. Shumë personazhe të botës së krimit qenë vënë në hetim nga Policia, mes tyre edhe Kotorri.

Si ndodhi ngjarja?

Advertisements

Elidon Kotorri ka qenë një personazh i njohur gjatë fundit të viteve ’90 pasi u dënua me 25 vite burg për vrasjen e tre personave dhe plagosjen e një tjetri. Ai u akuzua për vrasjen e trefishtë të Andi Hasanit, Sokol Alushit dhe Gazmend Zenelit si edhe plagosjen e një tjetri. Vrasja ndodhi për hakmarrje pasi i vranë shokun e tij. Më datë 14 dhjetor 1998, në ambientet e jashtme të klubit sportiv “Partizani” u vra me armë zjarri Elton Zajmi. Për këtë ngjarje, Prokuroria e Tiranës akuzoi Andi Hasanin. 13 muaj më vonë, në një atentat te stacioni i fundit i Tiranës së Re, gjeti vdekjen Andi Hasani, i cili ishte në makinën e tij tip “Volvo”, së bashku me shtetasit Sokol Alushi, Gazmend Zeneli dhe Gregor Stefani. Sipas prokurorisë, Kotorri iu vu pas vrasësit të shokut dhe te “Vasil Shanto”, ka qëlluar me armë zjarri kundrejt tyre. Nga të shtënat mbetën të vrarë Andi Hasani, Sokol Alushi, Gazmend Zeneli, ndërsa Gregor Stefani mbeti i plagosur. Po sipas dosjes së dorëzuar nga prokuroria, Kotorri është kthyer me motor në vendngjarje për të mësuar faktin nëse kishte vdekur apo jo Andi Hasani. Nga këqyrja e saj rezulton se janë gjetur dy armë automatike kallashnikov, një mitraloz i lehtë, dy maska të trikotuara, me vrima te sytë, një pallto, një pardesy, dorashka, kapele sintetike dhe 38 copë gëzhoja.

You may also like