“Divorci” mes Jasir Asanit dhe klubit të Guangju ka marrë fund. Sulmuesi shqiptar është kthyer sot përsëri pas shumë muajsh në fushën e lojës me skuadrën e tij në Korenë e Jugut, duke e ndihmuar që të arrijë gjysmëfinalet e Kupës.
Advertisements
Asani kishte luajtur për herë të fundit me Guangju më 6 prill të këtij vitit, vetëm 9 minuta, në atë që ishte ndeshja e tij e vetme me klubin që nga nëntori i vitit 2023, kur mbaroi sezoni i kaluar. Asokohe Asani kishte kerkuar largimin pasi kishte oferta për t’u kthyer në Europë, por u ndesh me kundërshtinë e klubit.
Advertisements
Kjo solli një betejë të hapur mes palëve, nga e cila doli më i dëmtuar sulmuesi shqiptar i cili praktikisht ishte tifoz në gjithë pjesën e parë të vitit, duke luajtur vetëm me Kombëtaren shqiptare. Por pas Europianit, gjërat janë sheshuar me sa duket dhe Asani është kthyer përsëri në Korenë e Jugut, duke qenë sot titullar në ndeshjen ndaj Seongham.
Ai u zëvendësua në minutën e 75 të sfidës që skuadra e tij e fitoi me shifrat 3-2 pas shtesave, duke siguruar kualifikimin në gjysmëfinalet e Kupës së Koresë së Jugut./PANORAMASPORT.AL
Advertisements