Merr fund drama, Vesa vendos të pajtohet me Big Bastën! Kriza e çiftit dhe deklaratat e reperit për një ribashkim

Teksa Vesa Luma dhe Big Basta hodhën poshtë dyshimet për një krizë në marrëdhënien e tyre me deklaratat që bënë, njëri brenda “Fermës VIP” e tjetri jashtë, reperi ka treguar historinë e njohjes me këngëtaren. Ai ka rrëfyer se me Vesën është njohur brenda një programi, teksa thekson se një natë këngëtarja e kishte magjepsur me pamjen e saj.

Advertisements

“Me Vesën jam njohur në “Dansing With The Stars”. Ka pas veshur një fustan blu atë natë ajo, flokët e verdha, kinge, si suedeze. Thash okay, kjo qenka për mua. Edhe u futa direkt në sulm. Bënte pak si e vështirë në fillim, jo po se kështu jo po se ashtu. Por shumë shpejt ra në kurthin tim”, është shprehur Big Basta.

Advertisements

Marrëdhënia mes Big Bastës dhe Vesa Lumës është komentuar shumë së fundmi teksa u përfol se këngëtarja nuk ishte dakord me vendimin e reperit për t’u bërë pjesë e reality show-t, “Ferma VIP”. Mirëpo u duk sikur keqkuptimeve nga ana e Vesës u erdhi fundi pasi e fundit tregoi mbështetje ndaj partnerit të saj teksa postoi një foto të tij nga programi. Mëngjesin e së enjtes (1 Maj) Big Basta e ka nisur ditën duke përshëndetur familjen e tij të vogël.

“Mirëmëngjesi jetat e mija, Vesa të dua. Liam, të do babi shumë! Ju dua! Shih çfarë ditë e bukur është sot. Dilni, jetë.”

Kujtojmë që kjo është e disata herë për reperin që përshëndet familjen e tij, teksa ka treguar se është një baba dhe bashkëshort i përkushtuar. Me anë të një postimi në Instagram këngëtarja ka treguar mbështetje ndaj partnerit teksa ka publikuar një foto të tij nga ferma, në mesin e shumë fotove të tjera nga koncerti i saj më i fundit. Kjo ka bërë që rrjeti të ziejë dhe lajmi të marrë dhenë.

“Muzikë, dashni, shoqni,”- ka shkruar Vesa krahas postimit. Nga ana tjetër Big Basta është kujdesur që mes këtyre trazirave t’i bëjë dedikime të bukura bashkëshortes së tij me të cilën ka edhe një djalë. Së fundmi ai është shprehur se ka bindjen se Vesa e ndjek 24\7.

“Unë mendoj që Vesa ka një gamë shumë më të gjerë sesa unë ndjekësish dhe e ka frikshmërisht shumë të madhe dhe Vesa shpesh përpiqet të amplifikohet dhe me komentu edhe shumë gjëra të tjera, por e di shumë mirë që këtu është 100%. Unë e kam ditur që në fillim që kur të hyj këtu do të jem herë 2”, thotë reperi.

Pak ditë më parë Vesa, vendosi të thyejë heshtjen për herë të parë pasi bashkëshorti i saj tregoi kuptimet e tatuazheve që mban në trup gjatë qëndrimit në Ferma Vip. Ai u shpreh se: “Ky trëndafili është djali, ndërsa këto pikat e vesës, janë Vesa. Kur të bëjmë fëmijë tjetër kismet, edhe një trëndafil tjetër”, tha Big Basta duke treguar se planifikon të zgjerojë familjen pasi çifti janë prindër të vetëm një djali. Ndërkohë Vesa Luma ka komentuar një emoji zemre në videon e publikuar, duke lënë të nënkuptohet se ose nuk ka krizë në marrëdhënien e tyre, ose gjithçka mes tyre do të rregullohet duke lënë mënjanë mosmarrëveshjet që kanë pasur. Reperi Big Basta dhe këngëtarja e njohur Vesa Luma prej kohësh po përflitet se po kalojnë një krizë në martesën e tyre. Shkak për të thuhet të jetë bërë hyrja e reperit në Ferma VIP, ku sipas thashethemeve Vesa nuk ishte dakord me këtë vendim të tij. Që prej hyrjes shpesh e kemi parë Big Bastën të shprehi dashurinë ndaj saj dhe djalit para kamerave, mirëpo nga vetë Vesa nuk ka pasur asnjë reagim deri më tani.

Ka qenë përsëri Big Basta, i cili ka përshëndetur përsëri familjen e tij të vogël teksa është shprehur: “Jetët e mija, ju dua.” Prej disa ditësh çifti i njohur i showbizit, Big Basta dhe Vesa Luma, po përfliten për një krizë në marrëdhënien e tyre. Fillimisht u tha se shkak për këtë thuhet se është bërë pjesëmarrja e reperit në formatin “Ferma VIP2”. Por duket se problemet mes tyre ka qenë më herët se kjo ftesë të vijë. Bëhet me dije se çifti muajt e fundit ka pasur probleme rreth faktin se ku do të jetojnë.

Këngëtarja ka preferuar që çifti të vendoset përfundimisht në Tiranë, ndërkohë që Big Basta ka dashur që të largohet sërish jashtë shtetit. Duket se përplasjet kanë nisur për këtë fakt dhe kanë vijuar për disa muaj. Sakaq, vetë këngëtarja na ka zbuluar se e ka marrë një shtëpi në Tiranë dhe janë duke bërë përgatitjet e fundit që të hyjnë në shtëpi. Nga ana tjetër, reperi duket se nuk ka qenë dakord me këtë vendim të bashkëshortes së saj, duke sjellë edhe krizën mes tyre. Pas disa kohësh përplasje, duket se ka mbërritur edhe ftesa e produksionit për Big Bastën, çfarë ka thelluar edhe më shumë problemet. Megjithatë, çifti ende nuk është ndarë, duke lënë gjithçka të hapur, pas përfundimit të eksperiencës së tij në Ferma VIP.

Në këtë reality, këngëtari ka zgjedhur mos të ndajë detaje nga problemet që po kalon në martesën e tij, përkundrazi. Teksa ka qenë duke kënduar me fermerët e tjerë një nga këngët e Vesa Lumës, e ka përshëndetur këngëtaren me një puthje duke i thënë “të dua”. Po ashtu gjatë një bisede me një nga konkurrentet e tjerë, Big Basta është shprehur se është shumë i dashuruar me Vesën, me të cilën ka edhe një djalë të vogël.