Jeta private e Luana Vjollcës ka qenë kryefjalë e shtypit rozë, përgjatë gjithë këtë viti. Vetëm muajin e shkuar, shkruam për një raport të ri dashurie që moderatorja kishte nisur. Moderatorja kishte nisur një histori të re dashurie me biznesmenin, Drilon Xhepa.
Advertisements
Advertisements
Detajet që kanë ndezur thashethemet janë disa story të publikuara nga të dy në rrjetet sociale, që duket se janë realizuar në të njëjtin vend — madje pranë të njëjtit pallat afër Kullës Eiffel. Por kush është Driloni? Në rrethet sociale të Tiranës, Driloni njihet si një i ri pasanik, që vjen nga një familje sipërmarrësish. Në rrjetet sociale ai ka ruajtur një profil të ulët, duke preferuar që të jetojë larg famës.
Por duket se diçka ka ndodhur mes këtij çifti, pasi aktualisht të dy nuk ndiqen më në rrjetet sociale, duke ngritur dyshimet se gjithçka ka përfunduar. Luana është padyshim ndër personazhet më të ndjekura në rrjetet sociale, sakaq nga ana tjetër, Driloni ka një profil tejet privat, ku ditët e fundit ka larguar edhe shumë miq të tij, duke zgjedhur të mbajë vetëm 1 person dhe 3 që ai ndjek.
Nuk dihet nëse çifti ka zgjedhur që mos të ndiqen vetë, për të mos krijuar zhurmë mediatike, apo mes tyre përfundoi gjithçka brenda pak kohësh dhe i kanë dhënë fund historisë që nisën rreth 1 muaj më parë.
Kjo histori e re dashurie për moderatoren, vinte pas ndarjes së vështirë pas 8 vitesh me Krenar Çoçajn. Një këngë për ndarjen, për fundin, për një histori që është mbyllur në valixhen e harresës është kënga e saj, që duket se këtë herë është e bazuar në një histori të vërtetë pak kohë më parë, ku edhe u konfirmua ndarja e saj me Krenarin.
Duket se artistja i ka dhënë fund njëherë e mirë lidhjes së saj me biznesmenin Krenar Çoçaj. Një histori e trazuar dashurie që është jetuar larg vëmendjes së publikut për shumë vite, tashmë ka mbërritur në fund. Pas gati 8 vitesh kanë qenë së bashku, ku shpesh është përfolur edhe për martesë, çifti i kanë dhënë fund njëherë e mirë, duke zgjedhur që të jetojnë jetën e tyre të ndarë. Në fakt, që në fillimet e saj, kjo histori ka pasur ulje-ngritjet e saj, me probleme mes tyre që vinin si shkak i xhelozisë së Krenarit për Luanën. Moderatorja e njohur, teksa ka hapur një nga prime e Ferma VIP, ka bërë një deklaratë për veten, e cila ka trazuar rrjetin për mesazhin që ajo ka dashur të transmetojë.
Teksa i është referuar vetes dhe vajzave të tjera të cilat i konsideron lule, Luana është shprehur: “Mua njëherë të më provosh gjithmonë do të më kërkosh.” Kjo deklaratë e saj ka shkaktuar të qeshura në studio dhe duartrokitje, me Luanën e cila një moment ndjeu nevojën e t’u shpjeguarit se e kishte fjalën “për Luanën si moderatore”. “Se nuk u çmenda aq shumë sa të kaloj në temë tjetër”,- u shpreh ajo.
Advertisements




